Flag of Kosovo in front of a clear blue sky

Kosova sot feston përvjetorin e 15-të të Shpalljes së Pavarësisë.

Marketing

Për këtë përvjetor sot do të ketë aktivitete të shumta, me Qeverinë që mban mbledhje festive në orën 08:00. Kuvendi po ashtu do të mbajë seancë solemne. Do të bëhen homazhe tek varri i heroit Adem Jashari, si dhe shumë aktivitete të tjera.

Kosova e pavarur menjëherë nisi të njihej nga shtetet mike. Deri më tash Kosovën e kanë njohur 117 shtete. Vendi i fundit që e njohu Kosovën është Izraeli.

Megjithatë, ngecje në njohje të plotë dhe mosanëtarësim në disa organizata botërore mbetet mosnjohja nga shteti fqinjq, Serbia, si dhe nga pesë shtete të BE-së.

Dy fuqi tjera botërore, Rusia dhe Kina, po ashtu ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Për nder të këtij përvjetori janë organizuar një sërë aktivitete nga institucionet e vendit.

Marketing