Koreja e Jugut ka thyer rekordin e saj për shkallën më të ulët të lindshmërisë në botë, sipas shifrave zyrtare të publikuara të mërkurën, ndërsa vendi përpiqet të ndryshojë trendin e rënies së lindjeve.

Marketing

Shkalla e fertilitetit, e cila tregon numrin mesatar të fëmijëve që një grua do të ketë gjatë jetës së saj, u ul në 0,81 në vitin 2021 – 0,03 për qind më e ulët se një vit më parë, shkruan CNN.

Për ta parë këtë në perspektivë, shkalla e lindshmërisë në vitin 2021 ishte 1.6 në Shtetet e Bashkuara dhe 1.3 në Japoni.

Në disa vende afrikane, ku normat e lindshmërisë janë më të lartat në botë, shifra është 5 ose 6.

Për të mbajtur një popullsi të qëndrueshme, vendet kanë nevojë për një normë lindshmërie prej 2.1 -çdo gjë më e lartë se kjo tregon rritjen e popullsisë.

Shkalla e lindjeve në Korenë e Jugut ka rënë që nga viti 2015 dhe në vitin 2020 vendi regjistroi më shumë vdekje sesa lindje për herë të parë – që do të thotë se numri i banorëve u tkurr, në atë që quhet “kryq i vdekjes së popullsisë”.

Marketing