Konsullata shqiptare në Milano njofton të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për pasaporta biometrike dhe karta identiteti elektronike deri në datën 4 shkurt 2022 se këto dokumenta kanë mbërritur.

Marketing

Dokumentat biometrike që janë gati do t’ju dërgohen me postë të gjithë qytetarëve që bëjnë kërkesën me DHL.

https://it.return.dhl24.com/consulate-of-albania…/create

Konsullata gjithashtu saktëson se orari i shpërndarjes është 12.30 – 14.30 në çdo ditë pune për qytetarët që paraqiten në Përfaqësi për të tërhequr dokumentat biometrikë, të cilët duhet të kenë me vete pasaportën e skaduar të tyre dhe të çdo personi që rezulton në të njëjtën çertifikatë familjare dhe që ka aplikuar gjithashtu.

“Ju rikujtojmë edhe një herë që të gjitha kartat ID që dërgohen me postë janë të pa aktivizuara elektronikisht dhe nuk mund të përdoren në shërbimet bankare në Shqipëri. Shkurt Dokumentat biometrike mund të tërhiqen brenda 1 viti nga dita e aplikimit, në rast të kundërt do të konsiderohen të refuzuar” thuhet në njoftim.

Marketing