Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, po qëndron për një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

Ai u takua me ish-kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Konjufca tha se gjatë këtij takimi u konfirmua edhe njëherë partneriteti i ngushtë mes Kosovës dhe SHBA-së

“Kënaqësi të takohem me ish-përfaqësuesen e Dhomave të ShBA-së, Nancy Pelosi. Biseduam për progresin e Kosovës, zhvillimet e fundit politike në rajonin tonë dhe rikonfirmuam partneritetin e shkëlqyer dypalësh. Shprehim mirënjohjen tonë për mbështetjen e saj të hapur përaspiratat euro-atlantike të Kosovës” , tha Konjufca.

Marketing