Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Austri.

Marketing

Përmes një njoftimi në Facebook, Konjufca thotë se u takua me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, Wolfgan Sobotka.

Konjufca e falënderoi Sobotkan për mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për Pavarësinë e Kosovës dhe konsolidimin e shtetit që një kohë të gjatë.

Njoftimi i plotë:

Sot, në vizitën time zyrtare në shtetin e Austrisë, pata kënaqësinë që të takohem me kryetarin e Parlamentit, Këshillit Kombëtar të Austrisë, mikun tim z.Wolfgang Sobotka.

Jam thellësisht falënderues për rolin, mbështetjen dhe kontributin që Austria ka dhënë për pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe konsolidimin e shtetit tonë që një kohë të gjatë.

Shpreh mirënjohjen edhe për mbështetjen që aktualisht Austria po i jep procesit të integrimit të Kosovës dhe rajonit të Ballkanit në Bashkimin Europian.

Kemi nevojë të mëtejshme për forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes dypalësh, e në veçanti për promovimin e biznesit dhe nxitjen e investimeve direkte nga kompanitë austriake në Kosovë. Në këtë mënyrë, do të forcohen edhe më shumë lidhjet historike, miqësore e kulturore midis vendeve dhe popujve tanë.

Marketing