Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbështetur “Marshin për Drejtësi”, i cili do të mbahet të dielën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Marketing

Konjufca e ka konfirmuar pjesëmarrjen përmes një postimi në Facebook, ku ka shpërndarë foton e marshit.

“Marshi për Drejtësi”, do të zhvillohet më 2 prill, të dielën, i cili nis nga sheshi “Zahir Pajaziti” në drejtim të sheshit “Skënderbeu”. Marshi mbahet për nder të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po mbahen në Hagë.

Në këtë marsh, pjesëmarrëse do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Marketing