Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim përfaqësues nga Komisioni i Venecias në përbërje Dan Meridor, James Hamilton dhe Michael Janssen, si dhe zëvendësshefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Tankut Soykan.

Marketing

Në njoftimin për media bëhet e ditur se Konjufca i informoi të pranishmit lidhur me agjendën e legjislativit dhe objektivat që pritet të realizohen gjatë këtij mandati, duke pasur si prioritet për nga rëndësia edhe Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Ai theksoi se Kuvendi, si organi më i lartë legjislativ i vendit, ka rol shumë të rëndësishëm në miratimin e kornizës ligjore dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi.

Kreu i Kuvendit falënderoi Komisionin e Venecias për bashkëpunimin me Republikën e Kosovës dhe vlerësoi rolin e këtij Komisioni në ofrimin e opinioneve dhe rekomandimeve në lidhje me çështjet ligjore që trajtohen në institucionet e vendit tonë.

Marketing