Pasi të enjten në Slloveni u konfirmuan dy raste të nënvariantit të ri të virusit omicron, të quajtur BA.2, Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nënvarianti ishte zbuluar edhe në Kroaci.

Marketing

“Aktualisht janë konfirmuar pesë raste me nënvariantin omicron BA.2. Është duke u zhvilluar përpunimi epidemiologjik i të infektuarve si dhe kontaktet e ngushta dhe pas grumbullimit të të gjitha informacioneve relevante do të informohet publiku”, tha ministri i Shëndetësisë Vili Berosh për N1.

Nënvarianti i përmendur tashmë është regjistruar në Danimarkë dhe karakteristikat e tij ende nuk janë hulumtuar dhe të qarta, por sipas disa të dhënave është edhe më ngjitës se llojet e mëparshme, por nuk shkakton simptoma më të forta, raportojnë mediat sllovene.

Të paktën 400 persona u infektuan me nëntipin BA.2 në MB në dhjetëditëshin e parë të janarit. Ekzistenca e nënllojeve të reja tashmë është vërtetuar në më shumë se 40 vende./albora.ch/

Marketing