Kosova sonte nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri” do të përballet me Andorrën, kundërshtar ky që nga kompanitë e basteve po cilësohet si “outsajder”.

Marketing

Kompania e njohur e basteve Bet365 e ka kuotuar vetëm 1.12 fitoren e Kosovës, barazimin 7.5 dhe fitorja e Andorrës plot 26 pikë.

Sipas parashikimit, Vedat Muriqi pritet të jetë golashënues.

Dardanët para tri dite morën një barazim në udhëtim ndaj Izraelit dhe sonte duan vetëm fitore në mënyrë që të vazhdojnë garën për t’u kualifikuar në Evropian.

Në ndeshjen ndaj Andorrës nuk vlen asgjë tjetër përveç fitores dhe kjo ka bëtë që bastet të favorizojnë shumë Kosovën.

Marketing