Komiteti Teknik i Ekspertëve ka zhvilluar mbledhjen e sotme lidhur me situatën epidemiologjike në vend.

Marketing

Mira Rakacolli në mbledhjen e Komitetit Teknik të Ekspertëve njoftoi heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave dhe se gjithashtu lejohet muzika pas orës 23:00 dhe lejimi i klubeve të natës. Megjithatë, gjatë gjithë kësaj kohe në Shqipëri nuk ishin zbatuar këto rregulla. Maska nuk mbahej në asnjë ambient, ndërsa muzika ka vazhduar në club-e të ndryshme edhe pas orës 23:00.

Gjithashtu u vendos që nga data 1 maj çdo qytetar mund të hyjë në Shqipëri pa certifikatë vaksinimi, pra nuk do të kërkohet më Green Pass për lëvizjen e qytetarëve.

Ndërkohë gjatë fjalës së saj Silva Bino tha se tek moshat e reja është vënë re një mbulesë e ulët vaksinale, dhe kjo sjell edhe vaksinimin në rang vendi.

Gjithashtu Bino tha se Shqipëria vendi i dytë në rajon për administrimin e dozave.

“Kemi akoma qarkullim të shtamit Ba1, Ba2. Shtamet e Covid-19 po pësojnë mutacione të vazhdueshme, ndaj risku mbetet aktual, pavarësisht uljes së rasteve”, tha Bino.

“Në Shqipëri kanë ardhur rreth 3 milionë doza të vaksinës, vaksina më e përdorur në vend është vaksina Pfizer. Në kemi një mbulesë me një dozë rreth mbi 50 %. Mund të themi se rreth gjysma e popullatës është vaksinuar me vaksinën kundër COVID”.

Marketing