Kombëtarja shqiptare ka nisur sot grumbullimin në Barcelonë në kuadër të dy miqësoreve ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë. Stafi teknik dhe lojtarët e ftuar kanë udhëtuar drejt Spanjës dhe janë akomoduar pasdreke në hotel.

Marketing

Të fundit që i janë bashkuar grupit kanë qenë Armando Broja, Marash Kumbulla, Herdi Prenga dhe Qazim Laçi. Pasditen e të hënës ekipi ka zhvilluar një seancë stërvitore në kompleksin “Royalverd Vall de Bas”, ku një pjesë e lojtarëve janë stërvitur rregullisht ndërsa ata që kanë luajtur të dielën me klubet në kampionatet respektive kanë kryer stërvitje pa shumë ngarkesa, njofton Federata Shqiptare e Futbollit.

Të martën kuqezinjtë do të kenë mundësi të zhvillojnë seancë stërvitore me ngarkesë të plotë dhe të nisin kolaudimin për dy miqësoret e marsit.

Kujtojmë, se Shqipëria nuk ka mundur të fitojë asnjë ndeshje me spanjollët. Më afër ka qenë në vitin 1986, kur humbi në Tiranë me shifrat 2-1, ku Perlat Musta, portieri i Kombëtares, priti atë ditë edhe një penallti. Në ekipin spanjoll luanin emra të mëdhenj si portieri i Barcelonës Zubizareta apo sulmuesi i Realit Emilio Butragenja. Shqipëria ka zhvilluar dy ndeshje me Spanjën, në kuadër të kualifikueseve të kampionatit. Europian 1988. Ndeshja e parë u zhvillua në Shqipëri, në stadiumin “Qemal Stafa” më 3 dhjetor të vitit 1986, dhe u fitua nga spanjollët me rezultatin e ngushtë 1-2. Goli i vetëm për kuqezinjtë u shënua nga Shkëlqim Muça. Ndërsa në ndeshjen e dytë në Spanjë, më 18 nëntor 1987, Shqipëria u mund me shifrat 5-0. Ndërkaq, sfida e tretë, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian 1992, u zhvillua në Spanjë, më 19 dhjetor 1990, që përfundoi 9-0 në favor të spanjollëve. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing