Një kobër ka ngordhur pasi është kafshuar nga një djalë tetëvjeçar në Indi.

Marketing

I njohur vetëm di Deepak, fëmija u sulmua nga gjarpri në fshatin e largët të Pandarpadh në rajonin qendror Chhattisgarh, shkrua Metrouk.

Ai ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij, kur gjarpri befas u mbështoll rreth dorës së tij.

Duke luftuar me dhimbjen, ai tundi me furi krahun duke u përpjekur të hiqte qafe kobrën.

Duke ndjekur instinktet e tij për mbijetesë, Deepak kafshoi kobrën “dy herë fort”, sipas Neë Indian Express.

Ai tha: “Gjarpri m’u mbështjell rreth dorës dhe më kafshoi. Kisha dhimbje të mëdha. Duke qenë se zvarraniku nuk lëvizi kur u përpoqa ta shkundja, e kafshova fort dy herë. Gjithçka ndodhi menjëherë”.

Familja e tij e dërgoi me nxitim në një qendër shëndetësore aty pranë dhe ai u administrua shpejt kundër helmit të gjarprit dhe u mbajt nën vëzhgim.

Deepak i mbijetoi pickimit nga kobra. Gjithashtu besohet se gjarpri ngordhi pasi pësoi lëndime nga kafshimi i tij.

India është shtëpia e 300 llojeve të gjarpërinjve, duke përfshirë 60 gjarpërinj shumë helmues.

Rreth 1.2 milion njerëz kanë vdekur nga pickimi i gjarpërinjve në vend në 20 vitet e fundit, sipas të dhënave të publikuara në revistën e aksesit të hapur eLife në 2020.

Deepak
Marketing