Shahistja shqiptare, Klean Shuqja, del e treta në Europë në kategorinë deri 18 vjeç. Vajza 17-vjeçare, kampione në fuqi e vendit, arriti rezultatin më të mirë në histori për Shqipërinë.

Marketing

Klean Shuqja shkëlqeu edhe një herë për shahun shqiptar duke qenë në podium të Kampionatit Europian për kategorinë deri 18 vjeç.

Vajza 17-vjeçare zuri vendin e tretë ndër 15 konkurruese të moshës U18 në turneun e zhvilluar në Petrovac të Malit të Zi. Kampionia në fuqi e Shqipërisë për të rritura, mori 5 pikë në 11 ndeshje, duke rivalizuar me shahiste në moshë shumë më të madhe, me koeficient ELO dhe përvojë të pakrahasueshme me të.

Ky është rezultati më i mirë i arritur ndonjëherë nga një shahiste shqiptare në një kampionat individual për të rritura, duke lënë pas me gjysmë pike atë që ka bërë Rozana Gjergji. Për këtë paraqitje, ajo e rriti koeficientin ELO me 118 pikë, duke qenë e dyta më e mira në Europian në këtë statistikë. Kjo do të thotë se koeficienti ElO i Klean Shuqjes do të arrijë në 2002 kur të botohen listat e reja të renditjeve nga ana e FIDE-s në prill.

Me këtë koeficient, 17-vjeçarja do të jetë e dyta shqiptare në renditjen botërore, pas Bruna Tuzit. Burime pranë familjes bëjnë me dijë se Klean Shuqja mori pjesë në Europian me shpenzimet e veta.

Marketing