Një vajzë bëri shqiponjën dhe u largua nga stadiumi ku zhvillohej ndeshja Zvicër-Serbi

Marketing

E, sipas informacioneve të fundit, bëhet fjalë për shqiptaren, e cila quhet Anila Mahalla.

Ajo më pas u përjashtua nga stadiumi.

Ndeshja mes Serbisë dhe Zvicrës në Botërorin e Katarit solli emocione të forta mbrëmjen e djeshme për tifozërinë shqiptare.

Pas golit të parë të Zvicrës nga futbollisti, Xherdan Shaqiri, një tifoze në stadium bëri shqiponjën me duar.

Ky gjest i tifozes shqiptare nuk ju pëlqeu atyre serdh të cilët kanë njoftuar rojet e sigurisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, tifozja Anila Mahalla ka treguar se ajo ishte ulur pranë tribunës së serbëve dhe ata menjëherë njoftuan rojet e sigurisë. Ajo u shpreh se pas veprimit ajo u detyrua të ndryshonte tribunë.

“Kjo jam unë. Nuk isha duke dalë jashtë, isha duke shkuar të flisja me ta se pse po tregoja flamurin e Kosovës se ata hoqën atë shqiptar. Të gjithë tifozët serb ishin të çmendur, të zemëruar dhe të ofenduar që unë isha mes tyre. Sapo mbërrita Shaqiri shënon golin e parë dhe më shpërtheu zemra. Ishte momenti kur tregova flamurin dhe ata filluan të thërrisnin sigurimin dhe nuk u ndalën. Ky ishte momenti im për të dalë për të folur me ta për ndryshimin e sediljes”, shkruan ajo.

Albora.ch

Marketing