Aktori Osman Azemi e ka konfirmuar ndarjen e Stupcave. Ai ka treguar edhe arsyen se pse grupit humoristik Stupcat ndaluan së sjelli humor pas 20 vitesh.

Marketing

 “Më 31 dhjetor të vitit 2000 Stupcat janë shfaqur për herë të parë në KTV edhe kemi rrugëtuar shumë mirë, kemi punuar shumë, ndoshta gjatë rrugës kemi mundur ndonjëherë të gabojmë diçka sepse humori ndonjëherë është pak me ‘të friku’. Edhe kemi pasur shumë sukses. Unë i falënderohem shumë këtij profesioni, mi ka dhënë të gjitha, më ka dhënë shumë, më ka marrë shumë. Edhe Stupcat e kanë parë të arsyeshme pak me pushu”, ka thënë Osmani.

Ashtu si Osmani që po vazhdon projektet e tij individuale, edhe Vedat Bajrami po vazhdon në anën tjetër të punojë i vetëm, në sjelljen e disa skeçeve humoristike si humorist i ndarë nga Stupcat./albora.ch/

Marketing