Përfaqësues të KFOR-it i kanë kthyer përgjigje Serbisë pas kërkesës së saj për kthim të ushtrisë në territorin e Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Serbisë, që nuk ka dhënë detaje për përmbajtjen e përgjigjes nga KFOR-i.

Marketing

Sipas njoftimit, përfaqësues të KFOR-it kanë dorëzuar përgjigjen rreth orës 19 në pikëkalimin kufitar të Merdarit.

Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka thënë se letrën ia ka dorëzuar presidentit Aleksandar Vuçiq.

Më 16 dhjetor, Serbia pati dorëzuar kërkesën te KFOR-i për kthim të 1000 ushtarëve të vet në Kosovë. Serbia pati thënë se po kërkon kthimin e ushtrisë për “mbrojtje të serbëve të Kosovës”, në kohën e tensioneve pas vënies së barrikadave në veri të Kosovës.

Marketing