Mbyllja e hapësirës ajrore për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë dhe hapja e kufijve për refugjatët ukrainas ka filluar të ushtrojë ndikim në liritë globale të udhëtimit, sipas të dhënave më të fundit për pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë.

Marketing

Ndërsa ka pasur pak ndryshime në krye të listës së vendeve me të ashtuquajturat ‘pasaporta të fuqishme’ – që do të thotë ato me opsionet më të mëdha të udhëtimit pa viza në mbarë botën – konflikti i fundit ka filluar t’i shkundë gjërat për teposhtë në indeksin e përpiluar nga firma këshilluese për shtetësinë dhe vendbanimin global me bazë në Londër, Henley & Partners.

Indeksi i pasaportave Henley, bazuar në të dhënat ekskluzive të ofruara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA), ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.

Maja e indeksit mbetet e njëjtë si më parë, me Japoninë dhe Singaporin që ndajnë vendin e parë. Mbajtësit e këtyre pasaportave janë në gjendje të udhëtojnë në 192 destinacione pa viza, mirëpo vlen të theksohet se këtu nuk përfshihen kufizimet e përkohshme.

Pasaportat më të mira për vitin 2022 janë:

  1. Japonia, Singapori (192 destinacione)
  2. Gjermania, Koreja e Jugut (190)
  3. Finlanda, Italia, Luksemburgu, Spanja (189)
  4. Austria, Danimarka, Holanda, Suedia (188)
  5. Franca, Irlanda, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar (187)
  6. Belgjika, Zelanda e Re, Norvegjia, Zvicra, Shtetet e Bashkuara (186)
  7. Australia, Kanada, Republika Çeke, Greqia, Malta (185)
  8. Hungaria (183)
  9. Lituania, Polonia, Sllovakia (182)
  10. Estonia, Letonia, Sllovenia (181)

Pasaportat më të këqija

Qytetarët e një sërë shtetesh nuk kanë mundësi të lëvizin pa viza. Këto vende renditen në fund të listës dhe ato janë:

  1. Koreja e Veriut (39 destinacione)
  2. Nepali dhe territoret palestineze (37)
  3. Somalia (34)
  4. Jemeni (33)
  5. Pakistani (31)
  6. Siria (29)
  7. Iraku (28)
  8. Afganistani (26)/albora.ch/
Marketing