Arta Hamidi ishte e fituara e radhës në emisionin Fol Shqip Show.

Marketing

Arta Hamidi është edukatore e fëmijëve dhe trajnere e prindërve.

Ajo gjatë emisionit ka folur për komunikimin e prindërve me fëmijët e tyre dhe anasjelltas.

Dy temat kryesore që u Arta u ndal t`i diskutoj janë “relacioni prindër – fëmijë, dhe tjera si mundemi ta menaxhojmë faktin që i dërgojmë fëmijët në çerdhe”.

Ajo ka treguar se cila është periudha më e rëndësishme e jetës.

Gjate emisionit Fol Shqip Show

“Faktikisht, periudha e jetës është më e rëndësishmja, periudha e fillimit, prej 0 deri në 7 vjet. Kjo periudhë e jetës 0 deri në 7 vjet është periudha më e rëndësishme e individit. Një individ është i ndërtuar prej kësaj moshe 0 deri në 7 vjet.  Çfarë ka përjetuar individi deri në atë moshë, çfarë ka dëgjuar, ka marrë prej prindërve, çfarë ka përjetuar, automatikisht ai individ herëdo kurdo edhe gjatë moshës 30 vjeçare, do t`i përjetojë këto gjëra në anën emocionale”, ka shpjeguar ajo.

“Duhet të caktojmë limite dhe rregulla në masë të madhe, as nuk duhet ta lirojmë fëmijën shumë, as mos ta mbajmë si robot, nën pranga mund të themi kështu”, ka thënë ajo.

Arta Hamidi

Po ashtu, Hamidi ka treguar se ekranet televizive, sikurse ato te telefonave ipadve janë të ndaluar rreptësishtë për fëmijët.

“Ekrani është i ndaluar rreptësishtë deri në moshën 2 vjeçare. Ndikojnë drita e ekranit, ndikon informacioni, çfarë po transmetohet përmes atij ekrani sepse prindi nuk e ka kontrollin nonstop se çfarë shikon fëmija, ndikojnë ngjyrat e filmave vizatimor. Zhvillimi më i fuqishëm i trurit është prej 0 deri në 3 vjet, imagjinoje se me çfarë pe mbush trurin e fëmijës tënd, jo ekranit deri në moshën 2 vjeçare”, ka thënë ajo.

Marketing