Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurit L.G., për shkak të veprës penale “Mashtrimi” (në vazhdimësi),i cili gjendet në ndalim nga data 31 tetor 2022, me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Marketing

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i lartcekur, nga muaji gusht i vitit 2020 e në vazhdimësi, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete me anë të premtimit të rrejshëm se paratë e investuara në kripto valuta do t’iu kthehen të dëmtuarve së bashku me fitimin e tyre, ka marrë shuma të ndryshme të parave nga të dëmtuarit, dhe atë në shumën rreth 500.000.00 €.

Në njoftimin e Prokurorisë thueht se në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit ka aplikuar masat e fshehta teknike të hetimit dhe vëzhgimit, me ç’ rast më 12 tetor 2022, ka ndaluar dy persona të dyshuar të përfshirë në rastin e njëjtë dhe ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj tyre, nën të cilën masë ndodhen aktualisht.

“Prokurori i çështjes në koordinim me policinë janë duke vazhduar me ndërmarrjen e veprimeve hetimore për ta ndriçuar në plotëni këtë rast”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë së Prishtinës, dërguar mediave.

Marketing