Një 41 vjeçar në fshatin Dushk të Lushnjes është arrestuar nga policia pasi kërcënoi për të vrarë nënën e tij dhe më pas qëlloi me armë në oborrin e banesës.
Marketing
Forcat e policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan 41 vjeçarin në një lokal të fshatit.
Gjatë kontrollit të banesës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme./albora.ch/
Marketing