Dy persona kanë mbetur të lënduar pak para mesnatës në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, pasi ashensori me të cilin udhëtonin është këputur dhe ka rënë në katin e parë.

Marketing

Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit në këtë ngjarje janë punonjësi i spitalit K. D. dhe pacientja V.C. të cilën ai po e transportonte me barelë në spital.https://10cc5f6721f49f30030b627180ca0188.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur hapja e ashensorit. Shtetasi K. D. dhe pacientja, shtetasja V. C., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /A2 CNN/

Marketing