Këngëtarja me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është një nga zërat më të mirë dhe të komentuar të muzikës greke.

Marketing

Pak kohë më parë ajo njoftoi edhe anulimin e turneut muzikor që do bënte në Greqi dhe kaq u desh që këngëtarja të përflitet se mund të jetë shtatzënë.

Pas këtyre lajmeve ka ardhur edhe reagimi i saj i parë. E veshur me një fustan blu të ngushtë pas trupit Eleni na tregon barkun e sheshtë dhe të tonifikuar duke hedhur kështu poshtë zërat që është shtatzënë.

Nuk thotë kot populli fjalët e tepërta janë fukarallëk, prandaj dhe Eleni ka zgjedhur të përgjigjet shkurt dhe  nëpërmjet këtyre fotove.

Marketing