Ai është një nga DJ-të më të paguar në botë dhe si i tillë, Calvin Harris ka shijuar shkëlqimin dhe magjepsjen e botës së showbiz-it që kur shpërtheu në top listat botërore, 15 vjet më parë.

Por pasi shiti dy pallatet e tij shumë milionëshe në Los Anxhelos dy vjet më parë, ai ka preferuar të qëndrojë larg syrit të publikut dhe tani po punon si fermer në Ibiza, transmeton albora.ch.

Marketing

Harris ka kohë që kur ka blerë një fermë prej 138 hektarësh të quajtur Terra Masia, që do të thotë se ai tani është banor në Ishullin e Bardhë.

Calvin ka punësuar një ekip ekspertësh fermerë dhe kuzhinierë. Por kjo nuk e ka penguar atë të përfshihet dhe rregullisht i ndot duart, duke ndihmuar në mbjelljen e farave dhe gjithçka tjetër që lidhet me drejtimin e një ferme, ka thënë një burim për The Sun./albora.ch/

Marketing