Kupa e Botës në Katar po afron. Një kampionat botëror, i cili që nga dita e caktimit të tij është karakterizuar nga shumë polemika.

Marketing

Në orët e fundit, Daily Star ka raportuar një lajm shumë të veçantë, i cili tremb të gjithë fansat që do të shkojnë në Katar për të ndjekur Kupën e Botës: marrëdhëniet seksuale mes të pamartuarve mund të dënohen deri në shtatë vjet burg.

Komiteti Suprem i Katarit theksoi gjithashtu në një deklaratë se “Katari është një vend konservator dhe shfaqjet publike të dashurisë janë të neveritshme, pavarësisht nga orientimi seksual”.

Seksi mes të pamartuarve në Katar është një krim dhe, siç shpjegon një burim policor për Daily Star, të huajt mund të dënohen deri në shtatë vjet burg. “Seksi është praktikisht jashtë menusë, të paktën nëse nuk shkoni në Katar si burrë e grua. Me siguri nuk do të ketë “histori për një natë” në këtë kampionat botëror. Në fakt, nuk do të ketë fare festa. Të gjithë do të duhet të jenë korrektë nëse nuk duan të rrezikojnë të qëndrojnë në burg. Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës do të ketë praktikisht një ndalim për të bërë seks. Dhe tifozët duhet të jenë të përgatitur për këtë skenar “, tha burimi policor për tabloidin.

Marketing