Kombëtarja e Francës dhe ajo e Marokut sonte do të përballen për të siguruar kualifikim në finale e edicionit të 22-të Kampionati Botërorë I futbollit “Katari 2022.

Marketing

Franca, ka synim për të fituar titullin e tretë Kampion bote dhe të dytën me radhë, pas asaj që e fitoi në Rusi në vitin 2018, shkruan Albora.ch.

Për Marokun, kjo është gjysmëfinalja e parë dhe të dielën mund të jetë finalja e parë në histori të kombëtares.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes Francës dhe Marokut daton në muajin nëntor të vitit 2007, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 2:2.

Mbetet të shihet se cila prej kombëtareve sonte merr biletën për t’u përballur në finale me Argjentinën e Leo Messit.

Ndeshja Francë – Marok, luhet me fillim nga ora 20:00.

Albora.ch

Marketing