Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se Forcës së Sigurisë së Kosovës po i shtohen çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale.

Marketing

Mehaj në një postim në Facebook shkruan se dy oficerë të FSK përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karrierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë.

“Forcës së Sigurisë së Kosovës çdo ditë e më shumë po i shtohen kuadro të reja profesionale

Oficerët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, toger Valdet Halimi dhe toger Granit Revuçi, përfunduan me sukses Kursin për Kapiten të Karierës në shkollën e Oficerëve të Këmbësorisë në Republikës Federale të Gjermanisë.

Diplomimi i tyre është vlerë e shtuar për ushtrinë tonë!”, shkruan Mehaj.

Albora.ch

Marketing