2.2 tonë kokainë që do të dërgohej në Holandë, është kapur në Peru. Droga ishte fshehur në kanaçe asparagu.

Marketing

Policia ka arrestuar 7 peruanë, ndërsa dy shqiptarë janë shpallur në kërkim.

Kreu i antidrogës, Cesar Echevarria i ka thënë AFP se grupi drejtohej nga dy shqiptarët, transmeton Euronews Albania.

“Është një organizatë kriminale me lidhje në Kolumbi, Ekuador dhe Shqipëri”, tha Echavarria

Ai thotë se droga që u kap në portin Callao, do të dërgohej përmes deti në Roterdam.

Mediat lokale në Peru shkruajnë se, dy shqiptarët ishin dërguar në vendin e Amerikës Latine nga një grup trafiku droge për të koordinuar trafikimin e kokainës.

Sasia e madhe e kokainës ishte kamufluar në kanaçe me asparag që do të transportohej me një kamion është sekuestruar të premten.

Vitet e fundit ka pasur një përfshirje të madhe të shqiptarëve në trafikimin e drogës nga vendet e Amerikës Latine për në Evropë.

Madje në vendet latine ka pasur edhe disa shqiptarë të vrarë që dyshohen si të përfshirë në këtë aktivitet.

Peruja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës, me rreth 400 tonë në vit, sipas shifrave zyrtare. Këtë vit, policia peruane ka sekuestruar rreth 35 tonë drogë.

Së bashku me Bolivinë, një nga prodhuesit më të mëdhenj të gjetheve të kokainës, lëndës së parë për kokainën, pas Kolumbisë që zë vendin e parë.

Foto: euronews.al

Marketing