Aktorja Julia Fox pati një romancë sekrete me Drake një vit para se ajo të fillonte të dilte me rivalin e tij të dikurshëm, Kanye West.

Marketing

Burimet e Page Six thonë se Fox, 31, i ka thënë West, 44, për ‘lidhjen’ e saj me rivalin e tij Drake – i cili e mbuloi atë me dhurata duke përfshirë dy çanta Birkin – dhe se Ye nuk është aspak i emocionuar për këtë.

Thuhet se reperi i “Marvin’s Room”, 35 vjeç, fillimisht kontaktoi Fox përmes një meszhi në Instagram për ta komplimentuar për rolin e saj në dramën e Adam Sandler, “Uncut Gems”.

Burimet gjithashtu thonë se ata u takuan në New York menjëherë në shkurt 2020 dhe ylli i muzikës i lindur në Toronto e çoi Fox-in dhe një mik në hotelin Bowery për të pirë..

“Ajo shkoi në qytetin e tij të lindjes, Toronto për të qëndruar me të”, tha burimi, shkruan Page Six.

Thuhet se Fox qëndroi në rezidencën e madhe të Drake prej 50,000 metrash katrorë, por udhëtimi i saj u ndërpre nga shpërthimi i pandemisë COVID-19./albora.ch/

Marketing