Jose Mourinho pret ndihmën e të gjithë shqiptarëve në finalen e Conference League.

Marketing

Trajneri i Romës ka thënë se shqiptarët duhet të jenë me Romën për shkak të Marash Kumbullës.

Mou nuk ka treguar nëse Kumbulla do të jetë startues në finalen e 25 maji.

“Me ose pa Kumbulën, shqiptarët duhet të jenë në anën tonë. Nëse Roma fiton Kupën, një shqiptar fiton Kupën. Kjo duhet të mjaftojë për t’i afruar shqiptarët me Romën. Jam i emocionuar që finalja është në Tiranë, nuk kam luajtur kurrë atje. Kam disa miq të rëndësishëm në Tiranë. Fakti që fusha ka një kapacitet të vogël, për dy klubet si Roma dhe Feyenoord kjo është e vetmja gjë negative. Nëse do të luanim në Bernabeu do të ishte plot. Për Shqipërinë është e rëndësishme. Do të jetë bukur nëse Kumbulla ngre kupën” ka thënë Mourinho./albora.ch/

Marketing