Nga java e ardhshme do të fillojnë përgatitja e ndryshimeve kushtetuese, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.

Marketing

Para së gjithash do të thirret seanca konstituive për zgjedhjen e kryetarit të trupit punues, pas së cilës do të fillojnë zyrtarisht punën, sqaruan nga Ministria e Drejtësisë, pasi dje është kompletuar përbërja e plotë me publikimin e ekipit të ekspertëve.

Lideri i opozitës OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se ekspertët janë nga trungu familjar i BDI-së dhe LSDM-së.

Ai u tha se do të mbajnë përgjegjësi penale për honoraret që do të marrin dhe se puna e tyre do të jetë e pakuptimtë.

Detyrë e trupit punues, siç njoftuan nga Ministria e Drejtësisë, do të jetë përgatitja e propozim-iniciativës për nevojën e ndryshimeve kushtetuese dhe do të ketë 23 anëtarë. Dhjetë përfaqësues partish, dhjetë ekspertë dhe nga një përfaqësues nga Ministria e Punëve të Jashtme, SÇE dhe Kabineti i Presidentit. Ajo do të funksionojë pa asnjë përfaqësues nga partitë opozitare, por amendamentet kushtetuese që do të përgatisin, siç ka thënë tashmë kryeministri Kovacevski, do të kenë legjitimitet edhe pa mbështetjen e tyre.

Marketing