Ndeshja e revanshit mes Anthony Joshuas dhe Oleksandr Usyk pritet të përcaktohet për këtë pranverë.

Marketing

Joshua u mposht nga Usyk në stadiumin e Tottenham Hotspur në fund të shtatorit të vitit të kaluar, duke humbur titujt e tij botërorë në peshën e rëndë në një natë jashtëzakonisht të vështirë.

Joshuas iu ofruan 15 milionë funte për të thyer klauzolën e revanshit me Usyk dhe atij i ishte garantuar gjithashtu një ballafaqim me fituesin e duelit Fury vs Usyk, transmeton albora.ch.

Por Joshua refuzoi paratë e ofruara dhe tani do të përballet sërish me Usykun në një natë që pritet të jetë magjepse.

Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka thënë se ndeshja mund të zhvillohet në mars ose prill./albora.ch/

Marketing