Pas Fedez, tashmë është bërë me dije emri i artistit të dytë që do të performojë në “Sunny Hill Festival” në Tiranë.

Marketing

E gjeni dot kush është? Pikërisht Dren Abazi.

Lajmi është bërë me dije nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku në të theksohet : Jemi shumë të emocionuar pasi @DrenAbazi bashkohet me Sunny Hill për të na lënë të mahnitur me meloditë e tij autentike dhe energjinë xhaz!.

Mirëpo emri i tij nuk është edhe aq surprizë.

Ai e ka bërë vetë me dije më herët gjatë një interviste, duke thënë se do të jetë sërish pjesë e “Sunny Hill Festival”

“Do jem pjesë e Sunny Hill kam qenë edhe tek edicioni i parë. Kam qenë në Prishtinë tani do jem në Tiranë. E zgjodha Tiranën me dëshirë sepse doja të sillja diçka tjetër. Unë i shoh si vend të vetëm, Tirana është metropol sepse është qytet më i madh dhe Tranën e shoh si kryeqytetin e gjithë shqiptarëve”- tha ai gjatë një interviste për “Pushime on Top.”

Më herët, u tha edhe se Fedez do të jetë në Tiranë.

Lajmi u bë me dije nga faqja zyrtare e ‘Sunny Hill’ në Instagram ku shkruhet: “Sunny Hill Festival Tirana do jetë gjigant me reperin ikonik italian @FEDEZ për një shfaqje plot karizëm dhe stil”.

Marketing