Kiribati ka hyrë në bllokim pasi udhëtarët në fluturimin e parë ndërkombëtar në 10 muaj rezultuan pozitivë me COVID-19.

Marketing

BBC raporton se duke u bazuar në masat e reja, njerëzve iu është thënë të qëndrojnë në shtëpi dhe tubime shoqërore janë të ndaluara, raporton BBC. 

Kiribati është një nga ishujt më të izoluar në botë. Është rreth 4,800 kilometra nga kontinenti i saj më i afërt, Australia.

Të martën, qeveria konfirmoi se 36 nga 54 pasagjerët kishi rezultuar pozitivë. 

Bëhet e ditur se të gjithë pasagjerët aktualisht janë duke u monitoruar nga zyrtarët shëndetësorë. Qeveria tha se të gjithë pasagjerët në fluturim janë plotësisht të vaksinuar.

Megjithatë, tre anëtarë të ekipit të sigurisë së objektit të karantinës kanë rezultuar pozitivë. Një person tjetër që nuk punon në objekt është infektuar gjithashtu nga virusi, tha qeveria.

Bllokimi hyri në fuqi të shtunën, por nuk është e qartë se sa do të zgjasë. /albora.ch/

Marketing