Klubi i njohur kosovar që garon në Ligën e Parë, FC Ferizaj u shpreh i gatshëm që të pranojë pesë futbollistë ukrainas së bashku me familjet e tyre, deri në përmirësimin e gjendjes.

Marketing

Lajmin e bëri të ditur vetë klubi në llogarinë në Facebook, teksa njoftuan se këtë gatishmëri ua kanë kumtuar edhe Federatës Ukrainase të Futbollit.

“Kryetari i bordit të klubit, Lulzim Abazi, ka dërguar një email drejtuar Federatës së Futbollit të Ukrainës, në mënyrë solidarizimi përshkak të luftës e cila po zhvilohet në shtetin e Ukrainës.Poashtu njoftimin me email ua kemi dërguar shtëpive të mëdha të futbollit, FIFA-s dhe UEFA-s, dhe Federatës së Futbollit të Kosovës.Klubi yne i ka ofruar Federatës së Futbollit të Ukrainës se mund të siguroj strehim në Kosovë për 5 futbollistë me familjet e tyre nga Ukraina deri ne përmisimin e gjendjes në shtetin e tyre.Kjo është në shenjë solidarizimi me kolegët tanë nga i njejti sport në Ukrainë”, thuhej në njoftim./albora.ch/

Marketing