Martesat mes gjinisë së njëjtë ishte një nga temat më të diskutuara të kësaj jave në vend për shkak të shqyrtimit të shqyrtimit të parë të Projekt-Kodit Civil të Republikës në Kuvendin e Kosovës, që si i tillë nuk kaloi.

Marketing

Përmes një ankete të bërë nga mediet vendore, thuhet se qytetarët e Kosovës janë të ndarë, por më shumë në numër janë kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.

 “Ne jemi shqiptar, nuk mundemi ta pranojmë, është jashtë gjitha normave njerëzore… Jam kundër”. tha një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetar tha se është turpi më i madh që mundet me ndodhë.

“Kodi civil është më shumë për vendet perëndimore se për ne. Na që 20 vite jemi dalë prej lufte…Të martohet mashkulli me mashkull e femrat me femra, është absurditeti më i madh nëse Qeveria dhe Kuvendi e miraton këtë. Nuk jam kundër gjinisë dhe sektit fetar por kjo është turp, turpi më i madh që mundet me ndodh te ne shqiptaret është ky”, tha ai.

E sipas disa të tjerëve, nëse pajtohemi me këtë ligj nuk mbetet edukim për brezat që vinë.

Por ka edhe nga ta që mendojnë se secili njeri ka të jetojë jetën ashtu siç ka dëshirë.

“Liria e njeriut sipas meje duhet të respektohet. Secili njeri e ka moralin e vet, qoftë jo normal, qoftë sipas neve pak më i ndryshëm, por çdo kush është i lirë, duhet gëzuar jetën ashtu siç e mendon ai vet, kjo është norma më e mirë me qindra vite… Secili njeri duhet ta ketë lirinë e vet, të shprehjes së mendimit, por me kusht që mos t’i pengojë të tjerëve”, tha një nga qytetarët.

Sipas raport të The Human Rights Campaign Foundation (HRC Foundation) janë 31 shtete në botë të cilat lejojnë martesat me gjini të njëjtë./albora.ch/

Marketing