Tetë persona rezultojnë të zhdukur në Itali, pas rrëshqitjes së dheut që përfshiu ishullin Ischia në rajonin e Napolit.

Marketing

Mes të zhdukurve është një familje me tre anëtarë me një foshnjë të porsalindur dhe një 25-vjeçare.

Pritet që numri i të zhdukurve të rritet, pasi dëmet në banesa nga përmbytjet nuk janë të pakta.

Shumë banorë të ishullit nuk mund të dalin nga shtëpitë e tyre dhe pak më parë është evakuuar një hotel, me tridhjetë turistë.

Për shkak të motit të keq dhe shirave të furishme në zonë ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Marketing