Një grua shqiptare është arrestuar nga policia në Itali.

Marketing

Ajo u kap me 10 kilogramë kokainë brenda makinës së saj.

Vlera e drogës llogaritet të jetë 350 mijë euro.

Shqiptarja u ndalua rastësisht nga policia rrugore për një kontroll rutinore por droga u zbulua qentë e policisë të cilët e kishin gjetur kokainën në pjesën e prapme të makinës.

Substanca ishte e ndarë në dhjetë pako.

Gruaja u dërgua në burgun e Trentos, ku do të qëndrojë deri në fillimin e gjykimit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Gjithashtu po hulumtohet edhe rreth personit që do të ishte marrësi i kësaj sasie të drogës.

Marketing