Shqiptari Artur Haxhiu është arrestuar nga Karabinierët italian.

Marketing

Siç njoftojnë autoritetet në Itali, Haxhiu dyshohet për tentim vrasje të trefishtë, ku ngjarja ka ndodhur në një agjenci turistike në Bibione, të hënën e kaluar, raportojnë mediat italiane.

Deri tek arrestimi erdhi pas që një qytetar e njohu Haxhiun, i cili e pa këtë të fundit në bordin e një autobusi përgjatë linjës Portogruaro – Latisana – San Michele al Tagliamento – Bibione.

Karabinierët e përcjellën autobusin dhe ndaluan të arratisurin kur ai zbriti në stacionin Cesarolo.

Në momentin kur Haxhiu i hetoi policinë italiane, tentoi që t`i vë flaken vetës, pasi u lye me benzinë.

Por, akti nuk u realizua pasi që karabinierët italian arritën ta arrestojnë.

Albora.ch

Marketing