Calabria, Campania,Pulia dhe Sicilia janë pushtuar nga moti i ftohtë dhe me reshje bore. Priten shtrëngata të forta, ndërsa në veri bie borë edhe në zona me lartësi të ulët mbidetare.

Marketing

Është diçka e pritshme në Itali në këtë moment. Në Valtellina dhe Valchiavenna bora e bollshme ka bërë që pemët të shemben në rrugë ndërsa akulli dhe i ftohti kanë shkaktuar trazira të trafikut me trena të anuluar ose të vonuar dhe kalime të bllokuara. Mjegulla ka mbështjellë fushat në Siçili, Mbrojtja Civile ka zgjatur alarmin e verdhë për ardhjen e stuhive dhe reshjeve.

Një skenar “dimëror” që do të ndryshojë me shpejtësi, pasi nesër ardhja e presionit të lartë do të rikthejë motin e ngrohtë. Pritet të ketë temperatura mbi 12 gradë, një temperaturë më e lartë se mesatarja e kësaj periudhe, transmeton albora.ch.

Edhe kalimi i shkurtër i motit të keq të dimrit ka lënë një gjurmë dëmtimesh dhe ndërprerjesh, aq sa Këshilli i Ministrave ka zgjatur gjendjen e jashtëzakonshme në provincën e Salernos dhe në ato të Kozencës dhe Crotone.

Nga ana tjetër, shiu dhe bora i dhanë frymë një thatësire të rëndë dhe anormale lartë e poshtë Italisë. Coldiretti theksoi mungesën e gati 5 miliardë metra kub ujë dhe veriperëndimi ka qenë i thatë për më shumë se 2 muaj./albora.ch/

Marketing