“La Finalissima” e njohur ndryshe me emrin si Kupa e Kampionëve do të zhvillohet sot, ku me fillim nga ora 20:45, Italia dhe Argjentina do të përballen kokë më kokë në stadiumin “Wembley”.

Marketing

Ky do të jetë edicioni i tretë që do të takohen fituesi i Evropianit dhe kampioni i Kupës së Amerikës, ku në të kaluarën, respektivisht në vitin 1985, Franca e mposhti 2:0 Uruguain, kurse tetë vite më vonë, Argjentina e mposhti me penallti Danimarkën, përcjell KosovaPress.

Takimi i fundit mes Italisë e Argjentinës daton në mars të vitit 2018, ku asokohe argjentinasit i mposhtën 2:0 “Azzurët”.

Ndërkaq, të dy këto kombëtare janë takuar plot tetë herë mes vete, ku katër fitore ka regjistruar Argjentina krahas dy sosh të Italisë, kurse dy herë janë ndarë me barazim.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë.

Itali: Donnaumma; Di Lorenzo, Bonucci, Chiellini, Emerson; Pessina, Jorginho, Barella; Bernardeschi, Belotti, Raspadori.

Argjentinë: Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Guido Rodriguez; Messi, Dybala, Di Maria; Lautaro Martinez.

Marketing