Mbrojtësi 19 vjeçar nga Manastiri Ysni Ismaili që përfaqeson ekipet e moshave të kombëtares shqiptare ndahet me klubin e tij të vendlindjes FK Pelister.

Marketing

Ai mori ofertë për tu transferuar të FC Thun në Zvicër, transmeton albora.ch.

Klubi zviceran u tregua i gatshëm t’i paguaj klubit të Pelisterit dëmshpërmblimin për zhvillimin sipas rregullave të FIFA-së dhe t’i lërë klubit 15% të kartonit. Ofertë kjo që nuk u pranua nga Pelister pasi kërkonin më shumë.

Kontrata e Ismailit te Pelister përfundon në fund të sezonit, por Ismaili e ka dërguar çështjen në gjyq që të largohet përgjithmonë nga Pelister dhe të marr lejkalimin të FC Thun./albora.ch/

Marketing