Megjithëse Zvicra mbeti neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, ajo është bombarduar disa herë. Dhe gjithmonë gabimisht. Ngjarja më e rëndë ndodhi më 1 prill 1944. Atë ditë, Grupi Bombardues 392 i Forcave Ajrore të SHBA-së sulmoi me rreth tridhjetë B-24 qytetin e Schaffhausen në Zvicrën veriore.

Marketing

Bastisja, e cila filloi nga Anglia, shkarkoi rreth 1200 bomba, të cilat shkatërruan lagje, fabrika, stacione dhe linja hekurudhore, duke shkaktuar rreth dyzet të vdekur dhe 150 të plagosur. Aviatorët ishin të bindur se kishin goditur disa uzina kimike në Ludwigshafen, rreth 250 km nga Schaffhausen, në territorin gjerman. Gabimi ishte shkaktuar ndoshta nga një mosfunksionim i sistemeve të zbulimit.

Afërsia me kufirin gjerman ishte origjina e bombardimeve të tjera “jashtë objektivit”. Në Steimam-Rhein dhe qytete të tjera mbetën 21 të vdekur dhe në Zyrih i cili u ngatërrua me Friburgun gjerman mbetën 7 të vdekur. Në vitin 1940 dhjetëra sulme të vogla të SHBA-së prekën vende të ndryshme./A2/

Marketing