Ai tha se është e nevojshme që qytetarët dhe lidershipi i Serbisë të bëjnë zgjedhjen se çfarë shteti duan: autoritar – i cili merret me media, pa opozitë dhe në thelb pajtohet me sulmin e pamatur dhe të pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës, ose të jetojë jetën evropiane

Marketing

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd , Cameron Munter deklaroi se Serbia është para një vendimi se në cilën anë të realitetit botëror do të gjendet në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës.

Munter, diplomat amerikan në pension, i cili ishte ambasador në Beograd nga viti 2007 deri në 2009, tha në një intervistë me  Zërin e Amerikës  se devijimi nga vlerat perëndimore mund ta çojë Serbinë dhe qytetarët e saj në harresë.

Marketing