Ish-diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, e ka përgëzuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz për gjuhën e tij të qartë ndaj Beogradit sa i përket njohjes së shtetit të Kosovës nga Serbia.

Marketing

Ischinger në një postim në Twitter shkruan se do të ishte e dobishme që të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian të njihnin Kosovën dhe se ka shumë punë për të bërë.

“Bravo kancelar… gjuhë e qartë për Beogradin për temën e njohjes së Kosovës nga Serbia! Megjithatë, do të ishte e dobishme nëse të gjithë anëtarët e BE-së do ta njihnin Kosovën së pari: ka ende shumë për të bërë…”, shkruan ai.

Ischinger javë më parë po ashtu kishte deklaruar se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i vonuar, ndaj thotë se të dërguarit të posaçëm të Bashkimit Evropian në këtë proces, Miroslav Lajçak, i duhet mbështetje urgjente.

Ish-diplomati gjerman e kishte falënderuar kancelarin gjerman, Olaf Scholz, për “ringjalljen e përpjekjeve për normalizimin e raporteve Prishtinë-Beograd”. 

Marketing