Një ish-deputet konservator i Mbretërisë së Bashkuar është dënuar me burg për sulm seksual ndaj një djali 15-vjeçar në vitin 2008.

Marketing

Imran Ahmad Khan u shpall fajtor në prill dhe iu dha një dënim me 18 muaj burg nga Gjykata e Kurorës Southwark të hënën, shkruan Euronews.

Sulmi ndodhi në vitin 2008 në një festë ku Khan e detyroi adoleshentin të pinte alkool përpara se ta sulmonte.

48-vjeçari i kishte mohuar akuzat.

Khan u zgjodh si deputet për Wakefield në North Yorkshire në 2019, por dha dorëheqjen muajin e kaluar pas dënimit të tij. Zgjedhjet e pjesshme për zëvendësimin e tij janë planifikuar të zhvillohen në këtë zonë më 23 qershor.

Dënimi i tij është skandali i fundit që ka goditur Partinë Konservatore të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson.

Në fillim të këtij muaji, një deputet i paidentifikuar nga partia në pushtet u arrestua gjithashtu nën dyshimin për përdhunim dhe u lirua me kusht.

Marketing