Në Republikën e Irlandës një 12 vjeçar ka vdekur pasi një makinë që po drejtonte u përplas në kamion.

Marketing

Mediat atje raportojnë se makina, e cila i përkiste prindërve të djalit, u përplas me një kamion pranë fshatit Adare, County Limerick, pak para orës 02:00 me orën lokale të së premtes, 11 shkurt.

Ëiktor Chojecki, prindërit e të cilit mendohet se janë polakë, ishte vetëm dhe drejtonte makinën.

Shoferi i kamionit, një burrë rreth të 40-tave, nuk u plagos rëndë, por mësohet se është në gjendje shoku.

Policia irlandeze ka rrethuar vendin e ngjarjes për ekzaminim mjeko-ligjor, duke bërë thirrje që të dalin dëshmitarët apo shoferët me pamjet e kamerave në mënyrë që të përcaktohet shkaku i aksidentit./albora.ch/

Marketing