Nga mesi i vitit 2024 në “Kostal” të Ohrit do të prodhohen karikues për vetura elektrike dhe hibride për Volkswagenin

Marketing

Ky është rezultati i takimit të udhëheqësve të kësaj kompanie me ata të Volkswagen-it, ku ishte i pranishëm edhe zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe i cili u mbajt të mërkurën, përcjell Biznisinfo.ba.

Kompania pret edhe 25 milionë euro ndihmë shtetërore për investime, sepse do të hapen 200 vende të reja pune në kompaninë e cila punëson 950 punëtorë të kualifikuar, paga mesatare e të cilëve është 850 euro.

Investimi gjithashtu ka potencial të zgjerohet me 40 milionë euro të tjera dhe të punësojë 350 punëtorë të tjerë.

Ky investim i rëndësishëm, siç u tha në takim, është përgjigja ndaj krizës që lindi në prodhimin e pjesëve për automjete në Lindjen e Largët, por edhe për shkak të sulmit ndaj Ukrainës.

Kostak është, meqë ra fjala, sipas tekstit të portalit, ëstë fabrika më e avancuar teknologjikisht në Maqedoninë e Veriut.

Marketing