Meta, kompania e Instagram, ka planifikuar një program pilot që do të lejojë një grup të vogël përdoruesish që të ofrojë abonime me pagesë për materiale ekskluzive për video “live” dhe “story”.
Marketing
Ata mund të kërkojnë një pagesë minimale, duke filluar nga 99 cent, e deri në 100 dollarë në muaj.
Për momentin, të gjitha paratë do t’i marrin krijuesit e materialit, por Meta, që gjithashtu ka në pronësi Facebook, do të nisë të marrë pjesën e vet, duke nisur nga viti i ardhshëm, transmeton albora.ch.
CEO, Mark Zuckerberg, thotë se kompania nuk do t’u mbajë krijuesve më shumë se 30%./albora.ch/
Marketing