Trembëdhjetë gra dhe vajza kanë vdekur pasi kanë rënë aksidentalisht nga një pus gjatë festimeve të martesës në Indinë veriore, tha policia. Viktimat ishin ulur në një pllakë hekuri që mbulonte pusin të mërkurën por, pllaka ra dhe bashkë me të edhe personat që ishin ulur aty – u tha gazetarëve oficeri i lartë i policisë Akhil Kumar në Kushinagar, shteti Uttar Pradesh.

Marketing

Magjistrati i qarkut S. Rajalingam tha se pusi ishte i vjetër dhe nuk mund të mbante peshën e atyre që ishin ulur në kapakun e pusit. “Viktimat ranë dhe u shtypën nën rrënoja,” tha ai të enjten. Gratë dhe fëmijët ishin mbledhur për të marrë pjesë në një ritual martese në fshatin e tyre. Pusi ishte më shumë se 15 metra (50 këmbë) i thellë, tha Muralidhar Singh, një shpëtimtar transmeton albora.ch.

Kryeministri Narendra Modi tha se aksidenti ishte “pikëllues”.

“Administrata lokale është e përfshirë në të gjithë ndihmën e mundshme”, shkroi ai në Twitter.

Mediat lokale raportuan se viktimat u dërguan në spital, ku u deklaruan të vdekur 13 persona. Dy persona kanë pësuar lëndime të rënda nga ngjarja. Imazhet nga spitali treguan të afërmit, ende në rrobat e dasmës duke vajtuar të dashurit e tyre, raportoi NDTV.

Dasmat indiane janë shpesh shumë madhështore me një numër të madh të ftuarish dhe ceremoni luksoze që zgjasin për disa ditë./albora.ch/

Marketing