Një 54-vjeçar në Pejë ka humbur jetën si pasojë e një incidenti në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe.

Marketing

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Express“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Mësohet se 54-vjeçari që humbi jetën është ish-komandanti i UÇK-së, Deli Leka.

Për vdekjen e tij kanë shkruar miq e familjarë në rrejtin social Facebook.

Njoftimi i policisë:

“Sot rreth orës 15:00, Policia është informuar se në rrugën “Ali pashë Tepelena” në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumëkatëshe. Njësitë Policore menjëherë i janë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54 vjeçar”.

Driton Rugova shtoi se në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të kryer autopsinë, ndërsa rasti cilësohet “Hetim i vdekjes”.

Marketing